Plazhe të bukura, plazhe të zbrazëta. Siç shkruajnë mediat kroate, në disa destinacione bregdetare çmimet për dy shtretër (ose në shqipen e re: shezlongë), çadra dielli dhe pije kanë arritur nivele marramendëse, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë pushimin për njerëzit me buxhet të kufizuar.
Në sezonin veror 2023, resorti luksoz Aman Sveti Stefan në Mal të Zi e kishte rezervuar të ashtuquajturin “Plazhi i Mbretëreshës” vetëm për klientët e vet, ndërsa në plazhin ngjitur – “Plazhi i Mbretit” vizitorët e tjerë mund të hynin, por duhej të paguanin deri në 200 euro për një vend me dy shtretër dhe një çadër.
Situata është e ngjashme edhe këtë vit: në një pjesë të plazhit në Përzhno, që i përket hotelit Maestral, turistët e raportojnë të njëjtin çmim – 200 euro për dy shtretër dhe një çadër. Ky shërbim është falas vetëm për mysafirët e hotelit. Popullariteti i këtyre vendeve dëshmohet edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale. 200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm! Shumica nuk pjerdh në popullaritet të plazheve.
Në profilin e njohur të Instagramit, ËorldTraveler, janë publikuar disa video nga dyqanet në Kroaci, ku tregohen çmime shumë të larta për produkte të zakonshme. Për shembull, një krem kundër diellit kushton rreth 30 euro, një qese me çipsa më shumë se 4 euro dhe një çokollatë e vogël mbi 8 euro.
Disa komentues shprehen të habitur se si kroatët arrijnë të mbijetojnë me rroga aq të ulëta.Të premten edhe gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” njoftoi se Shqipëria nuk është më e popullarizuar te italianët siç ishte viteve të fundit. Interesimi i turistëve italianë për t’i kaluar pushimet në Shqipëri ka rënë ndjeshëm në vitin 2025, pas një periudhe trevjeçare kur bregdeti shqiptar tërhiqte gjithnjë e më shumë italianë falë çmimeve të lira dhe bukurive natyrore.
Sipas agjencisë turistike “Goodays” në Bari, rezervimet për pushime në Shqipëri janë përgjysmuar krahasuar me tre vjet më parë. Arsyeja kryesore është rritja e çmimeve në Shqipëri, që e ka prishur raportin dikur të favorshëm mes kostos dhe shërbimit. Ndërkohë, agjencia ka pasur më shumë sukses me udhëtime të organizuara drejt vendeve, si Egjipti, Dubai dhe Spanja.
Imazhi i Shqipërisë si “vend i lirë” për pushime nuk qëndron më, shkruan e përditshmja nga bregu tjetër i Adriatikut. Shërbimet, transparenca e çmimeve dhe cilësia e ofertës turistike në Shqipëri kërkojnë ende përmirësim, gjë që e kanë vënë re edhe vetë udhëtarët, vazhdon gazeta.Përkundër rënies së fluksit të turistëve nga Italia, Shqipëria mbetet ende një vend shumë atraktiv për pushime – jo vetëm për shkak të çmimeve ende relativisht të ulëta, por edhe imazhit si “vend i paharxhuar”, që duhet të zbulohet (ose në shqipen e re: eksplorohet)./Koha