Agron Neza në SPAK për MCGonigal, gati arrestimi i Edi Ramës!

Pas rreth 6 orësh, Agron Neza ka dalë nga dyert e SPAK, ndërsa në dalje ka thënë për gazetarët se duhet të pyesin prokurorin se përse ndodhej në SPAK.

Kujtojmë se ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI.SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.

Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

Është një ndër njerëzit më të përfolur që kur dosja e FBI-së për Edi Ramën është bërë publike në Nju Jork, pas arrestimit të ish-zyrtarit të Byrosë Federale, Charles McGonigal.Bëhet fjalë për Agron Nezajn, personi i cili sipas hetimit të FBI-së i ka dhënë McGonigal 80 mijë dollarë në parkingun e një restoranti në Nju Jork, si dhe e ka shoqëruar ish-zyrtarin e FBI-së në vizitat e tij në Tiranë.

SPAK ka thënë se ka hetime për McGonigal, pra edhe për Edi Ramën që përmendet hapur në aktakuzë. Pyetja është a do të arrestohet Rama për këtë çështje?