Ajo që ka rënë në sy kohët e fundit është sekuestrimi i 50 milion eurove pasuri dhe asete të Kristian Boçi që dyshohet si i lidhur me trafikant droge ndërkombëtar. Diçka që dyshohej prej kohës.
Por mes emrave që u sekuestrua pasuri ishte dhe Vladimir Avrami, babai i Arbër Avramit, drejtori i Albgaz në varësi të Belinda Ballukut. Ajo që bie në sy është se opozita hesht, ndërkohë nuk ka lënë pa bërë reagime nga më mediokret për lloj lloj çështjesh, hesht në rastin konkret.
Arsyeja është se i vëllai i Belind Këlliçit, Reshard Këlliçi, ka qenë i punësuar te Avrami si këshilltar për disa kohë me vlerë 1.5 ml lekë në muaj.
Flitet edhe pse e pafaktuar që babai i Arbër Avramit me lidhje me Egys Agasin, mund të ketë paguar ose dhënë donacione për Këlliçin në fushatë. Ka shumë pikëpyetje, por ajo që bie në sy ështe fakti që opozita bën qoka, dhe bashkëpunon me Ramën në lloj lloj formash, çfarë tregon se është një opozitë e shitur, dhe që kurrë nuk do e mund Edi Ramën!