Në një kohë që flitet gjithnjë e më shumë për mbylljen e RTSh për probleme finsnciare dhe mungesë të theksuar audience, RTSH ka alokuar një fond me tender prej shumës 74 milionë lekësh për ndryshimin e logos dhe paketës grafike të televizionit. Ky investim fokusohet tërësisht në anën estetike dhe imazhin e ekranit. Projekti i është besuar kompanisë “Stema”, e cila është në pronësi të Denis Pashollarit.
Kontrasti me Gjendjen Financiare
Ky shpenzim vjen në një moment kur Radio Televizioni Shqiptar raporton vështirësi financiare dhe mungesë buxheti për nevoja të tjera emergjente të institucionit ndërkohë harxhohet një vlerë kaq e madhe me ketë fushe. Alokimi i 74 milionë lekëve për grafikë konsiderohet i lartë në raport me nevojat për investime në teknologji transmetimi apo prodhime të vetat.