Lufta në Gaza drejt përfundimit, palët bien dakord për armëpushim!

Pasi Hamasi njoftoi mbrëmjen e së premtes se kishte pranuar planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Gaza, presidenti Donald Trump i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë bombardimet në enklavë. Trump shkroi, duke iu referuar deklaratës zyrtare të Hamasit, se lëvizja ishte gati për të punuar për një paqe të qëndrueshme dhe urdhëroi vendin e tij mik të ndërmerrte hapin e radhës.

Në një tjetër reagim, përmes një videoje të postuar në Truthsocial, presidenti i SHBA siguroi se “të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë”, si pjesë e planit të tij të paqes për Rripin e Gazës.”Kjo është një ditë shumë e veçantë, ndoshta e pashembullt në shumë mënyra.

Dua të falënderoj vendet që ndihmuan: Katarin, Turqinë, Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordaninë dhe shumë të tjera. Kaq shumë njerëz kanë luftuar kaq shumë. Është një ditë e mrekullueshme. Do të shohim se si do të përfundojë. Duhet ta themi fjalën e fundit për këtë dhe ta bëjmë të ndodhë. Mezi pres që pengjet të kthehen në shtëpi te prindërit e tyre”, tha Trump.