Polici që dhunoi kamarierin përfundon në spital nga pronari i hotelit. Bravo!

Polici që dhunoi kamarierin përfundon në spital, iu “përgjigjën” pronarët e hotelit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur të Skelës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës nga një oficer policie.

Pasi dhunoi kamarierin, polici u konfliktua dhe me pronarët e hotelit, të cilët iu “përgjigjën” aktit të tij të dhunshëm. Ja çfarë ka ndodhur:

Një incident i rëndë ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një konflikt për një shishe ujë më shumë përfundoi me dhunë fizike dhe ndërhyrje të policisë.

Gjatë natës, Nënkomisari Ardian Isufi, ish-shef i Rrugores së Vlorës dhe aktualisht oficer i Policisë Kufitare në Dibër, së bashku me shtetasin Leart Bimo, kanë dhunuar një kamerier 18-vjeçar në lokal.Situata u përshkallëzua më tej kur pronari i lokalit dhe i “Regina Group”, Vasil Bedinaj, ndërhyri në mbrojtje të kamerierit dhe goditi oficerin Isufi, i cili mbeti i plagosur dhe u shtrua në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas burimeve, polici ka përfunduar në reanimacion pasi mori goditje në kokë, fytyrë dhe shpatull, por është jashtë rrezikut për jetën.