Elbasan gati arrestimet për inceneratorin, kontrolle banesash!

Mëngjesin e kësaj të hëne, Prokuroria dhe policia e Elbasanit kanë një sërë kontrollesh në zyra dhe banesa të personave që kanë lidhje me Inceneratorin.

Report TV mëson se kontrollet janë ushtruar në 14 zyra dhe banesa në kuadër të hetimeve që po kryhen për zjarrin e rënë në fushën e mbetjeve në korrik të vitit të kaluar.Sipas informacioneve, kontrollet janë kryer tek mbikëqyrësit e kontratave të bashkisë, disa administratorë dhe drejtorë.

Hetimet po kryhen për veprat penale “ndotje mjedisi” dhe “shpërdorim detyre”, ndërsa dyshohet për vjedhje gjatë administrimit. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar edhe disa celularë.

Hetimet kanë nisur më shumë se një vit më parë për zjarrvënie, pasi fusha e mbetjeve u përfshi nga flakët në vitin 2024, por duket se gjatë hetimeve Prokuroria ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës. Kontrollet janë kryer në të gjithë qarkun.