Vllaznia bën surprizën kualifikohet në Conference League!

Vllaznia ka bërë surprizën duke kaluar turin e parë kualifikues të Conference League. Skuadra shkodrane ka përmbysur humbjen 0-1 një javë më parë në Elbasan Arena, duke fituar 2-4 në sfidën e kthimit kundër Daugavpils.

Skuadra shkodrane e nisi shumë mirë në Letoni, duke zhbllokuar që në minutën e 22 me Mensah, por brenda pjesës së parë vendasit përmbysën 2-1.

Megjithatë, shkodranët nuk u dorëzuan dhe, para se të shkonin në dhomat e zhveshjes, rikthyen baraspeshën.Në pjesën e dytë, goli i Dodajt në minutën e 74 dhe i Kubazit në të 87-ën i dhanë kualifikimin Vllaznisë.

Skuadra shkodrane, pas dy ndeshjeve, kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 3-4 në turin e dytë të Conference League.