Flamurtari blen lojtarin e Real Madridit, 30 vjeçari gati për superligën!

Klubet e Superligës shqiptare të futbollit janë duke plotësuar organikën për sezonin e ri. Në Vlorë dhe Tiranë janë duke u bërë disa lëvizje me rëndësi, me dy klubet që kanë një gjë të përbashkët; të ‘pastrojnë’ figurën pas paraqitjeve zhgënjyese.

Flamurtari – Pasi zyrtarizuan spanjollin Carlos García si trajnerin e sezonit të ri, në Vlorë duket se janë të dashuruar pas spanjollëve. Tanimë për mesin e fushës pritet të mbërrijë në Vlorë José Rodríguez Martínez, mesfushori 30-vjeçar që debutimin në sallonin e madh të futbollit e ka bërë as më pak e as më shumë, por në “Bernabeu”.

Data 1 dhjetor 2012 mbahet mend mirë nga 30-vjeçari, që asokohe vetëm 17 vjeç debutonte për Real Madridin në fitoren 2-0 kundër Atletico Madrid. Në stol ishte një si Jose Mourinho, që i besoi djaloshit një minutë në fundin e ndeshjes duke e zëvendësuar me Karim Benzema.