Rama denoncon Skerdi Drenovën për super-kabinetin me 30 këshilltarë!
Një deklaratë e papritur nga Kryeministri Edi Rama ka tronditur opinionin publik dhe administratën e tij. Gjatë një konference për shtyp, Rama denoncoi publikisht drejtorin e Ujesjelles Kanalizimeve Tirane Skerdi Drenova, duke e akuzuar për ngritjen e një “super-kabineti” me 30 këshilltarë.“E keni parë çfarë bëhet? Një drejtor ujesjellesi që ka 30 këshilltarë! Kjo është e pajustifikueshme,” u shpreh Rama me ton të ashpër, duke lënë të kuptohet se do të ketë pasoja për këtë shpërdorim të burimeve njerëzore dhe financiare.
Kjo deklaratë shënon një distancim të qartë nga Kryeministri ndaj asaj që ai vetë e konsideron një abuzim me funksionin publik.
Skandali vjen në një kohë kur qytetarët përballen me rritje çmimesh, papunësi dhe mungesë transparence në administratë. Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që kërkojnë hetim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK për këtë strukturë të dyshimtë dhe kostot e saj.
Opozita e ka quajtur këtë “mafia e propagandës qeveritare” dhe ka akuzuar Ramën se e ka toleruar këtë situatë për vite, deri kur skandali është bërë publik.
Nëse Rama do të marrë masa konkrete ndaj Drenovës apo nëse kjo është thjesht një tentativë për të shpëtuar imazhin e tij, mbetet për t’u parë në ditët në vijim.