Një incident shqetësues është regjistruar në Serbi, ku dhjetëra emigrantë shqiptarë që udhëtonin drejt Bashkimit Europian janë mbajtur për disa orë në një autobus të ndaluar nga autoritetet serbe, pa ajër të kondicionuar dhe në kushte të rënda nxehtësie.
Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së kontrollit kufitar në jug të Serbisë, ku policia kufitare serbe ndaloi mjetin për një kontroll të thelluar dokumentacioni dhe bagazhesh.
Sipas dëshmive të pasagjerëve, që udhëtonin nga Shqipëria drejt një destinacioni në Europën Perëndimore, ata janë detyruar të qëndrojnë brenda autobusit për më shumë se tre orë, ndërkohë që temperaturat në ambient arrinin mbi 35°C.“Fëmijët po qanin, njerëzit u ndjenë keq nga mungesa e ajrit dhe nxehtësia përvëluese. Nuk na lejuan as të zbrisnim për ujë apo për nevoja fiziologjike. Ishte si një ndëshkim”, tregoi një pasagjer që kërkoi të mbetet anonim.
Asnjë reagim zyrtar nuk është dhënë nga autoritetet serbe për trajtimin çnjerëzor të udhëtarëve shqiptarë. Ndërkohë, zërat kritikë po shtohen mbi mënyrën diskriminuese me të cilën trajtohen shpesh qytetarët shqiptarë në territorin serb, duke shkelur normat ndërkombëtare të udhëtimit dhe të drejtave të njeriut.Organizatat për të drejtat e emigrantëve kanë bërë thirrje që incidenti të hetohet dhe të