Të njëjtin vetëpastrim si dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama e kërkon edhe në Fier e në Durrës, aty ku sot do të zhvillojë takimet e radhës. Ky vetëpastrim, kryeministri thotë se është i domosdoshëm për të sjellë transformimin dhe për këtë duhen sy të freskët dhe jo drejtorë që kanë mbajtur postet për vite me radhë.
“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëlehtësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.
Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete dhe cilësia e jetës në qytet varet patjetër nga cilësia e hapësirave të përbashkëta.
Janë ata mbështetës që duan te ecin lirisht në këmbë, që duan të shërbehen me cilësi e dinjitet, me pastërti”, tha Rama.Në një komunikim të radhës në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Vlora, Durrësi, Fieri, Shkodra e Tirana janë qytete që kanë marrë hov të madh dhe ka ardhur koha q ëtë përballen me sfida të reja.