Lezhë ikën Gjini vjen Mohamed Zidan! Si po i zëvëndësojnë punonjësit e huaj shqiptarët!

Në plazhet e mbushura të Shëngjinit këtë verë, bie në sy prania e Mohamed Zidan, një vrojtues plazhi nga Egjipti që ka ardhur për herë të parë në Shqipëri për të punuar. I certifikuar dhe me përvojë në vendin e tij, Zidan është pjesë e stafit të sigurisë në një nga plazhet private të zonës.“

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është hera e parë që vij dhe Shqipëria është një vend i bukur, njerëzit janë shumë të ngrohtë. Ndihem si në shtëpi. Këtë punë e kam bërë edhe në Egjipt, pasi jam i çertifikuar si vrojtues plazhi.”, shprehet Mohamed Zidan.

Për Zidanin, puna si vrojtues kërkon përqendrim dhe kujdes të vazhdueshëm. Ai thekson se, ndonëse kushtet ndryshojnë nga Egjipti, përkushtimi ndaj detyrës mbetet i njëjtë.