Varrimi i futbollistit të Liverpool. Mungon Ronaldo, ekipi i jep 15 ml euro familjes!

Mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës, sulmuesit të Liverpool-it dhe Kombëtares Portugeze, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç), natën mes 2 dhe 3 korrikut.Dy arkivolet u transportuan nga kapela funerale në kishën famullitare të qytetit.

Brenda u lejohej hyrja vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt jashtë për mijëra pjesëmarrësit që kishin ardhur të bënin homazhe.

Ndër të pranishmit ishte edhe menaxheri i njohur Jorge Mendes, kapiteni i Manchester City-t dhe bashkëkombësi i Jotës, Bernardo Silva, si dhe një delegacion i plotë nga Liverpool, me kurora lulesh në formën e fanellave me numrat 20 (për Diogon) dhe 30 (për André). Liverpool do i japi 15 ml eurot e kontratës familjes, nderkohë ra në sy mungesa e Cristiano Ronaldos në varrim.