Kompozitori Aulon Naçi është emëruar drejtor i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ky vendim i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vjen pas shkarkimit me një vendim të Këshillit të Ministrave pesë ditë më parë të Abigeila Voshtinës, e cila e mbajti këtë post për dy vite.
Voshtina u emërua në këtë detyrë në vitin 2022, pas një konkursi ku dhe u tha se ajo do të qëndronte në detyrë për një mandat të plotë 4-vjeçar. Aulon Naçi do të jetë në detyrë deri në përfundim të konkursit dhe emërimit të drejtuesit të ri.