Berisha përjashtoi Azem Hajdarin në vitin 1995 nga Partia Demokratike. Duke komentuar lëvizjen e dhjetorit ’90 dhe themelimin e PD, publicisti Ilir Demalia publikoi një pjesë nga fjala e Sali Berishës e pasqyruar në gazetën Rilindja Demokratike, ku Berisha e akuzonte Azem Hajdarin si spiun të Sigurimit të Shtetit. Sa i përket zhvillimeve të dhjetorit ‘90, komunizmi tashmë ishte dorëzuar, Ramiz Alia ishte dorëzuar.
Pas ardhjes së tij, i dhanë ultimatum se kishte rënë sistemi komunist dhe kishte ngel vetëm Shqipëria. Ramiz Alia po të shohësh të gjithë rrugëtimin e tij e ka përgatit për kohë të gjatë për të bërë atë zbritje të butë që e bëri me njerëz të regjimit dhe bashkëpunëtorë. Berisha e akuzoi Hajdarin për spiun të sigurimit të shtetit. Është gazeta e ‘95 kur e përjashtuan Azemin nga PD”, tha Demaila. Demalia flet edhe për krijimin e Partisë Demokratike, duke thënë se Berisha ishte sekretar i partie.