Ilir Demalia
Dje u bë një tubim i zakonshëm me rreth 10.000 vetë pjesmarrje e thirrur dhe organizuar nga opozita. Këto lloj turbimesh me orar kinemaje si filmat e socrealizmit me Nebi Surrelin, me një gjuhë të varfër, pa ide, pa vizion, por vetëm kaseta të përsëritura prej 34 vjetësh, dhe natë pë natë në banaqet e darkës, jo vetëm nuk e rrëzojnë këtë qeveri që në një vend normal duhet të ishte rrëzuar me kohë për skandalet e abuzimit me pushtetin dhe korrupsionin kapilar, si vazhdimësi e modelit opozitës sot, dje në pushtet, por; vetëm forcojnë pushtetin autoritarist dhe vazhdimsinë e pamundësisë së zhvillimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë duke u sillur në rrethin vicioz, “në ato maja rripa-rripa/ herë ma hipe here ta hipa.”
Media si prodhim made-in korrupsion, trafik dhe prostitucion politik, është mjerim mediatik.Dje dy orë para tubimit filloi mbulimi drejtë-perdrejtë i tubimit dhe dy orë pas behej analiza dhe zbërthimi i tubimit dhe vazhdon dhe një ditë më pas. Po me të njëjtën gjuhë të politikës. Varfëri gjuhësore, përsëritje të njëjtave kaseta, pa mendim vetëm banalitet dhe bajatllitet.
Ku ka një vend në botë që për një tubim të tiilë rutinor dhe bajat, të bllokohet e gjithë media a thua se po ndodhte grusht shteti, apo i ishte bërë atentat kryeministrit apo Bajromit.Përpos politikës, po ashtu edhe media, injekton helm tek publiku me injorancën, banalitetin dhe karabushllikun gjuhësor në përdorimin e fjalëve të huaja pa vend për t’u dukur të sofistikuar, por janë bajatllik mediokrallikar.