Kombëtarja përballë Spanjës, zbulohet formacioni i plotë, nga Broja…

Në stadiumin e Dusseldorfit përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024 me Spanjën do të kërkojmë të bëjmë histori. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast.

Trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë. Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.

Porta duket se është e Strakoshës, teksa në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do i bëjnë ballë “Furisë së Kuqe”. Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë.