Babai i Elvi Fundos, spiun i sigurimit të shtetit.

Hapja e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit duket se do të sjellë surpriza, befasi dhe sëkëlldi.Ky dokument tregon se babai i ish zyrtarit të PD-së së vulës, Elvi Fundo, ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’.Bëhet fjalë për Emil Fundon, i datëlindjes 1946, me profesion elektriçist, nga i cili duket se ka marrë edhe pseudonimin ‘Voltmetri’. Sipas kartelës, Emil Fundo është rekrutuar si spiun i ish Sigurimit në vitin 1979.

Në 1 prill 2023, në portalin periferik CNA, me pronar Elvi Fundo, u botua një artikull me titull ‘Spiunët e Sigurimit / Nga Leka Bungo, te Frrok Çupi dhe Shpëtim Nazarko’.Artikulli nuk shoqërohej me ndonjë dokument për të provuar akuzën e rëndë. Por, nga ana tjetër, ky dokument konfirmon se babai i ish zyrtarit të PD-së së vulës, pronar i portalit, ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, me vullnetin e tij për të spiunuar shokët.

Elvi Fundo është lakuar dhe etiketuar në media si gjobëvënës ordiner, mallist dhe fundërrinë mediatike.Për shumë kohë, ish këshilltari i Ridvan Bodes (një prej ikonave të korrupsionit në Shqipëri), i shfaqur si gazetar, fshihej pas Etleva Skonja, të cilën e kishte vendosur si administratore të portalit.Në procese të shumta gjyqësore, ‘Fundërrina’ nuk ka kurajo të pranojë se është pronari siç rezulton në letra, por fshihej pas një gruaje, me emrin e të cilës ka bërë shumë poshtërsi dhe para, duke i sjellë disa çështje gjyqësore me pasoja në të ardhmen.Ditët e fundit znj.

Skonja është larguar si administratore.Në vend të saj, Fundërrina apo Vesho Mallisti, ka gjetur një pijanec ordiner, i cili endet nëpër mejhane dhe nuk dihet nëse është i vetëdijshëm se çfarë pisllëqesh bëhen në emrin e tij, deri tek dyshimet për pastrim parash.www.prapaskena.com