Ylli Rakipi denoncon Çim Pekën, e kam takuar duke ngrënë darkë me Erjon Veliaj!

Ka shumë gazetarë që bëjnë sikur zihen me qeverinë, apo luftojnë korrupsionin, madje sulmojnë kryetarin e bashkisë kot pa ndonjë arsye, ose të motivuar nga kërkesat e refuzuara për leje ndërtimi ose tendera.

Një prej tyre është Çim Peka i cili është denoncuar së fundmi nga Ylli Rakipi në emisionin e tij të paekspozuarit.

Rakipi ditën e djeshme, duke sulmuar Erjon Veliajn tha se e ka takuar 4 herë në jetën e tij, një prej të cilave duke ngrënë darkë me gazetarin revolucionar që bën propagandë anti Ramës Çim Peka madje duke ngrënë makarona ka qenë edhe Shkëlzen Berisha djali i Sali Berishës. Rakipi në fakt ka nxjerr të palarat e gazetarit “antiqeveri” që me sa duke bën sikur lufton me Ramën dhe nga ana tjetër flirton me pushtetin.

Nxjerrja e të palarave i jep të drejtë Erjon Veliajt në fakt, se këta i bëjnë gjërat për shkak se nuk ju ka dhënë favore të paligjshme!