Nuk ka më asnjë dilemë. Raportet mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit jo vetëm që janë prishur, po kanë degraduar në fyerje e akuza.
Meta doli sot në një emision për të lartë mëkatet e veta, por degjeneroi në sulme nga më të rëndat ndaj gruas së tij.
Ai foli për tradhti dhe për laraska, teksa e ka kapur dhe fobia e përgjimeve.Duket se krisja me Monikën ka nisur pas denoncimit që Meta bëri për zhdukjen e serverit dhe filmimeve të kamerave të PL, pasi dyshimet janë se ato i ka marrë SPAK. Meta akuzon Monikën se ka lënë selinë pa roje. Po ashtu foli për përgjim të telefonit dhe ngriti dyshime se i kanë vënë përgjues në zyrë.