
Në biografinë e ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përpos të tjerave thuhet se “ai ka eksperiencë 17 vjeçare pune (2001–2018) në Ministrinë e Mbrojtjes, në disa poste të larta drejtuese”.

Pikërisht në këtë fjali fshihet një fakt, i cili mund të jetë i rëndësishëm për hetimin e SPAK, për aferën korruptive të kalimit të bazës ushtarake të Sarandës në duart e oligarkut Artan Dulaku, për të ndërtuar një resort me vlerë 200 milionë euro nga të cilat 187 milionë euro para që nuk u dihet burimi.
Deri në vitin 2013, krahas funksioneve të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes, Igli Hasani është paguar nga kompania Tring Tv në bazë të një kontrate shërbimi.

Administrator dhe bashkëpronar i Tring Tv është oligarku Artan Dulaku, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pronave publike.
Dulaku e kontrollon Tring Tv përmes kompanisë Concord Investment shpk, në të cilën ka 34 % të aksioneve si dhe është administrator.

Pra, Dulaku ka paguar Igli Hasanin, sot ministër i Jashtëm.
Igli Hasani, për 17 vite me radhë, ka mbajtur detyra të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes si drejtor i Drejtorisë Juridike, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, shef i Departamentit të Sigurisë në Qendrën Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe sekretar i Përgjithshëm (2017-2018).
Në mars të vitit 2023, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”.prapaskena.com