Mandati I tretë I socialistëve padyshim që po dominohet nga skandale të forta, që lidhen me kupolën drejtuese duke filluar nga ish zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj dhe vijon së fundmi me drejtorët dhe ish drejtorët e lartë të bashkisë, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Redi Molla, Deborah Keci etj.

E ndërsa në dukje çdo gjë duket në rregull, SPAK po heton dhe arreston ka një sfond të fortë që të çon të drejtues socialist të nivelit të lartë që fshihen pas sulmeve të ashpra, që kërkojnë arrestimin e Veliajt dhe më pas të Edi Ramës. Le ti marrim me radhë akuzat dhe sulmet politike.Gazmend Bardhi ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsin për laboratorin e drogës në Xibrakë Elbasan, që në thelb është një dosje e hetuar më parë, por insistimi I tij për ta rikthyer dhe lidhur me Ramën krijon dyshime. Gazmend Bardhi në 2014 ishte një punonjës në komisionin e ligjeve në Kuvend dhe fotokopjonte dokumenta për ish ministrin e drejtësisë Eduard Halimi, pra ka zero dijeni për atë që ka ndodhur. Madje as nga PD asnjë nuk ka dijeni apo nge të merret më ketë dosje. Por të vetmit që e dijnë dhe që kjo dosje mund të krijojë aludime kundër Ramës, janë 2 persona Saimir Tahiri dhe Koço Kokedhima, ky I fundit po shijon pensionin ndërsa Tahiri, padyshim është I vetmi që hakmarrja e gërryen për shkak të pensionit të parakohshëm që dyshon se ja kurdisi Veliaj, është ndoshta personi kyç që e di mirë çfarë ka ndodhur atje.

Por në këtë labirinth intrigash nuk përjashtohet as dora e Arben Ahmetajt ndaj të cilit drejtesia ka shkuar me thellë se asnjë tjetër duke I akuzuar edhe ish bashkëshorten dhe bashkejtuesen aktuale. Personi I dytë që padyshim e drejton këtë aleancë është Belinda Balluku, e cila në shenjëstër ka Erjon Veliajn por jo Ramën, e cila prej kohësh flitet se mbështet Belind Këlliçin, ky I fundit ka thënë se materialet ja kanë dhënë pikerisht në fushatë, por nëse do të ishte denoncim nga bizneset siç duan ta sheshin përse do tja jepnin në fushatë kur shanset ishin 0 për të fituar.

Por gjithsesi Belinda endërron se me ikjen e Veliajt mund të jetë ajo pasardhësja e Ramës në parti. Hakmarrjet sapo kanë filluar, agresiviteti do të jetë edhe më I madh në vijim, nuk keni parë asnjë akoma!