Kocaqi: Greqi do të pushtojë jugun e Shqipërisë, enderra!

Në historinë e shtetit shqiptar nuk kishte ndodhur më parë si në rastin e Bashkisë Himarë, që në një periudhë më pak se një vit të ketë në burg kryetarin e zgjedhur dhe atë në detyrë njëkohësisht.

Më arrestimin e Jorgo Goros, posti i kryebashkiakut të Himarës mbetet de facto vakantHistoriania Elena Kocaqi, shprehet se në këtë situatë duhen patjetër zgjedhje të reja që do të sjellë një zgjidhje afatgjatë. Sipas saj, Greqia ka akoma ëndrrën për të rikrijuar Perandorinë Bizantine dhe Beleri i shërben për ëndrra ekspansioniste.

‘Në Himarë duhen zgjedhje të reja. Të dy kandidatët të arrestuar, nuk mund te ketë vakuum. Duhet një zgjidhje afatgjatë. Gjithë kohën Greqia është mësuar të bëjë çfarë të dojë. Për herë të parë Greqia përballet me që Shqipëri ligjore. Vijon ëndrrat me Epir.

Mendon se një kryetar bashkie që është minoritar do të plotësojë kërkesat e Greqisë në rajon. Ka ngritur fiktivisht një minoritet që e zgjeron. Është çështje e politikave të ekspansionit, politika për të zgjeruar Greqinë dhe për të rikrijuar Perandorinë Bizantine.’