Rama sulm SPAKUT për të mbrojtur oligarkun!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme lidhur me hetimet që po zhvillohen për privatizimin e bazës detare të Sarandës.Edi Rama dhe Olta Xhaçka ja dhanë bazën Tan Dulakut që të ndërtojë resorte e hotele, por SPAK e bllokoi kontratën, pasi ka dyshime se kemi të bëjmë me një aferë korruptive.

Rama e sulmoi SPAK, javën që shkoi nga hoteli i Tan Dulakut në Gjirin e Lalësit, aty ku dhe mbajti Asamblenë e PS.

Sot bëri të njëjtën gjë. I ftuar në emisionin “Opinon” ai ushtroi presion ndaj SPAK që të heqë sekuestron dhe t’i lërë dorë të lirë Dulakut të masakrojë zonën. “Ne nuk kemi pasur eksperiencë të keqe.

Ne kemi ndeshur një situatë, e cila ka krijuar një eksperiencë të keqe për të drejtën e zhvillimit të një prone për sipërmarrësit. Sepse unë nuk i komentoj çështjet që janë në SPAK. Është e drejta e tyre të hetojnë nëse ka problem. Aty ka kontratë dhe ajo kontratë është me një sipërmarrje dhe është marrje peng e një sipërmarrje dhe bllokimi i një investimi që sot që flasim do t’i kishte dhënë Sarandës një marinë turistike të nivelit, që ne pretendojmë të ketë Shqipëria dhe sa shumë ka nevojë Saranda është në shkelje të të drejtave të investimeve.

Fatmirësisht, investitorët janë shqiptarë se të ishin të huaj ishin në Arbitrazh sot. Pengohen 200 mln euro. Drejtësia ka të drejtën e saj t’i bëjë të gjitha në raporte me një procedurë që u takon autoriteteve shtetërore, por s’ka të drejtë të mbajë peng një kontratë të nënshkruar”, tha Rama. Pamfleti.com