Nafta ruse tentohet të kontrabandohet drejt Evropës përmes”Queen Majeda” në Portin e Durrësit. Media “Bloomberg News” ka hedhur dritë mbi rastin e anijes “Queen Majeda” që erdhi nga Libia në shtator të 2022-shit dhe përmbante cisterna të mbushura me naftë. Kjo anije u bllokua në ujërat shqiptare gjatë operacionit “Ring”, u arrestuan 4 shtetas libanezë, mes të cilëve edhe kapiteni i saj, Zuhair Alkwafit. “Bloomberg News”, në një artikull të 6 shkurtit të këtij viti, nënvizon se anija ishte mbushur me naftë, që në treg kapte një vlerë prej 2 milionë dollarësh.

Në shkrim theksohet se anija ishte nisur nga porti i Bengazit në Libi drejt Porto Romanos në Shqipëri, një largësi kjo prej 600 milje detare. “Zuhair Alkuafi, kapiteni 55-vjeçar libian, e trajtoi udhëtimin si të zakonshëm që e kishte kryer edhe më parë: Ai kishte një certifikatë të nënshkruar që tregonte se karburanti e kishte origjinën në Libi nga Brega Petroleum Marketing Co., një degë kjo e kompanisë shtetërore të vendit National. Oil Corp”, thuhet në shkrim.
Nafta ruse tentohet të kontrabandohet drejt Evropës përmesItinerari i anijes. Pas kapjes së anijes në ujërat shqiptare, inspektorët shqiptarë zbuluan se edhe depozitat e ujit ishin mbushur plot me mijëra litra naftë dhe këtu lindën dyshime për kontrabandë dhe dokumente të falsifikuara. “Ata gjithashtu dyshuan se dokumentet që tregojnë se karburanti e kishte origjinën në Libi ishin të falsifikuara.
Marrësi i synuar, thanë prokurorët dhe anëtarët e ekuipazhit shqiptarë, ishte Kastrati Group SH.A. Kjo kompani konfirmoi në një email se kishte marrë dërgesa të gazit detar nga ‘Queen Majeda’ në korrik dhe gusht, të kontraktuara përmes një kompanie në Dubai. Por ‘Kastrati’ tha se nuk kishte një kontratë blerjeje për ngarkesën që anija ‘Majeda’ mbante në kohën e ndalimit të saj”, thuhet në shkrim.
Ndalimi i anijes ngriti më shumë pyetje në lidhje me kontrabandën e karburantit: Kush qëndronte pas saj? Pse mundi të ndodhte? Nga erdhi karburanti? Dhe ku po shkonin paratë?Një hetim i “Bloomberg News”, bazuar në të dhënat e transportit dhe intervistat me zyrtarë libianë, njerëz të njohur me biznesin e naftës në Libi dhe anëtarët e ekuipazhit, zbuloi se deri në 40% e karburantit në vend importohej nën një program subvencionimi qeveritar, ose rreth 5 miliardë dollarë në vit, por ky program rrjedh përmes tregtisë së paligjshme.
Nga hetimet rezultoi se pjesa më e madhe e karburantit të importuar vjen nga Rusia.
Nafta ruse tentohet të kontrabandohet drejt Evropës përmes”Queen Majeda” në Portin e DurrësitNë shkrim theksohet se këto sasi me naftë ruse kishin për qëllim shmangien e sanksioneve të vëna nga vendet e Evropës, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Sipas “Bloomberg News”, karburanti mori rrugën e tij nga Libia në vendet evropiane, pasi këto të fundit kanë ndaluar importet ruse të karburantit. Pra po përdoren skema dhe metoda të ndryshme që nafta me origjinë ruse të shitet në tregjet evropiane duke kaluar në “heshtje” nëpër ujërat shqiptare.
“Mbyllja e tregjeve evropiane pas pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksionet perëndimore që pasuan, shkaktuan një rritje të mprehtë të eksporteve për naftën e rafinuar ruse në Afrikën e Veriut”, tha Charles Cater, drejtor i hetimeve në Sentry, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Uashington, e cila kohët e fundit raportoi për një rritje të korrupsionit dhe aktiviteteve të paligjshme në Libi.
Ky lajm eshte nje leksion gazetarie nga mediat e huaj, ndersa ato shqiptare të blera nga Kastrati me reklama, nuk e japin fare si lajme.
Bloombergnews.com