Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për inceneratorin e Tiranës, deklaroi se Mirel Mërtiri nuk është më pronari, por ia kanë marrë.
Ai përmendi një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës, një shtetas të quajtur Blerim Hoxha, duke pyetur se çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri.
Gazetarja Ola Xama tha se shtetasi Blerim Hoxha është pronar i një kompanie me bazë në Zvicër dhe ai financon fushatat e Ramës dhe Veliajt.