Plas diskutimi për synetllëkun në grupin e PD-së, tallje b… dhe spiunllëqe. Kjo është zbuluar së fundmi ku ka rrjedhur edhe biseda e grupit të deputetëve në wats app.
Gjithë diskutimi nisi pasi Edmond Spaho njoftoi se për arsye shëndetësore nuk do të ishte aktiv në politikë për dy javë.
Mesazhi i Spahos ishte në përgjigje të një mesazhi të mëparshëm të kreut të grupit, Gazment Bardhi, që njoftonte një mbledhje ditën e sotme.
Pas komentit të Spahos, pati shumë reagime nga deputetët, ku i uronin kolegut të tyre urim të shpejtë. Por, ai që ndezi diskutim ishte komenti i Flamur Nokës. “Z. Mondi, katarakt (perde syri) ke për të trajtuar e u alarmu gjithë grupi. Të tjerë kanë pas edhe më shumë, synetllik psh e nuk kanë alarmuar grupin”, shkruan Noka.
Çuditërisht fotoja e grupit është dërguar te Top Channel.
Ndërsa Gjekmarkaj është shprehur: “Ore Mondi, vërtetë edhe po i shkoi dora keq mjekut prapë ka syrin tjetër, (gjq që nuke urojmë kurrë) po mendo po ti kishte shku dora keq mjekut qe ka bo synetin cfarë gjëme do ishte”.Biseda e plotë e grupit parlamentar të PD-së në “WhatsApp”:
Gazment Bardhi: Të nderuar kolegë, nesër e premte ora 9:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në kryesinë e Kuvendit! Ju përshëndes.
Sorina Koti: Unë nuk mundem do të jem në Korçë këto ditë.Edmond Spaho: Nisur nga nesër, për arsye shëndetësore nuk do të jem i vlefshëm rreth dy javë.
Flamur Noka: Z.Mondi, katarakt (Perde në sy) ke për të trajtuar e u alarmu gjithë grupi. Të tjerë kanë pas edhe më shumë synetllëk psh dhe s’kanë alarmu grupin. Ore Mondi, vërtetë edhe po i shkoi dora keq mjekut prapë ka syrin tjetër, (gjq që nuke urojmë kurrë) po mendo po ti kishte shku dora keq mjekut qe ka bo synetin cfarë gjëme do ishte.
Edmond Spaho: Shoku Flamur, unë nuk kam alaramuar grupin, duke qenë i ndërgjegjshëmn se mungesa në aktivitetet partiake do bënte që ti të dyshojnë se ku livadhis unë. Bëra njoftimin për të mos pasur keqkuptim që pse e braktisa partinë dhe pse tani. Sa për kataraktin e di që është operacion i thjeshtë pasi kam dy mjeke në shtëpi, bashkëshorten dhe vajzën.
Zoti Flamur e ka me shumë merak grupin, sidomos kur na sheh nëpër takime. Kemi dalë apo ji ne tërren ku rrime, cilin territor mbulojmë ejt etj, prandaj duhet të njoftojmë.
Agron Gjekmarkaj: Ore Mondi, vërtetë edhe po i shkoi dora keq mjekut prapë ka syrin tjetër, (gjq që nuke urojmë kurrë) po mendo po ti kishte shku dora keq mjekut qe ka bo synetin cfarë gjëme do ishte.Sorina: Mondi të shkuara dhe do Zotui qëe edhe grupi të shohë kthjelltësinë e syve që do të kesh ti pas 2 javëesh./