Lira Pipa është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Biondja simpatike me sy jeshilë është punonjësja më e vlerësuar e Gonxhes.
Kujtojmë se ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është një dikaster i ri i krijuar nga kryeministri Edi Rama, në krye të të cilit u dekretua Blendi Gonxhe.
Lira Pipa deri më tani ka punuar te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, si shefe kabineti e Blendi Gonxhes.