Skandali/Si e përmbyti Blendi Gonxhe Tiranën dhe afrimi pas 2 dekadash nga Edi Rama

Nga Ylli Dylgjeri

Nga shtypi i kohës: Blendi Gonxhe e mbyti një herë Tiranën…

Në kronikën e kohës është raportuar se për përmbytjen e Tiranës së Re nga hapja e digës së liqenit, u “dorëhoq” nënkryetari i Bashkisë, si edhe u arrestuan disa persona.

Sot, 15 vjet pas asaj ngjarjeje, një pjesë e tyre vijojnë të jenë pranë pushtetit të Edi Ramës.

Blendi Gonxhe, njeriu më i afërt i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, u detyrua të jepte dorëheqjen, në një tentativë për t’i shpëtuar prangosjes dhe përgjegjësive penale për ngjarjen e rëndë.

Më pas, Gonxhe u riciklua në postet e pushtetit të Edi Ramës. Prej vitit 2015, kohë kur Erion Veliaj mori drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, Gonxhja u emërua në postin e Drejtorit të Parqeve dhe Rekreacionit.

Me firmë të tij u betonizua një pjesë e parkut të Liqenit, i cili momentalisht është kënd lojërash për fëmijë, por që pritet t’i hapë rrugë ndërtimit të një kompleksi pallatesh.