Spak bëri goditjen e radhës të fortë që ishte arrestimi I Sali Berishës, një lëvizje e guximshme dhe që tregon që gjërat po lëvizin në një drejtim që vendi se ka njohur më parë. Drejtësia po rrit stekën duke dhënë goditje që më parë as që imagjinoheshin.

Por me arrestimin e Berishës dhe disa familjarëve të tij, qasja thellohet dhe përveç Ilir Metës që është pothuasje e sigurt arrestohet në muajt e parë të 2024, radha do të shkojë përsëri nga mazhonca. Kuqezi.net ka një tezë që pak elaborohet dhe është ajo e arrestimit të një emri të madhe brënda mazhorancës ose socialistëve.
Lapsi shkon në 2 figura që po spikasin dhe që bëjnë dhe kërcënim për kryeministrin Edi Rama, ata janë Erjon Veliaj kryetari I Bashkisë Tiranë dhe I përfolur për shumë çështje si inceneratori I Tiranës, apo Belinda Balluku zëvëndës kryeministre e përfolur për probleme të tenderave të rrugëve. Erjon Veliaj është njeriu I dytë me I fortë në PS, me gurin e vendosur në radhë për të qënë ai që do ta zëvëndësoj Ramën.
Por Veliaj duhet të kërkojë një punë në vitin 2027, 2 vite pas zgjedhjeve parlamentare, pasi nuk lejohen më shumë se 3 mandate si kryebashkiak. Duke parë situatën e PD e përcarë dhe e ndarë, me shumë gjasa Rama do të fitojë mandatin e 4, një mandat që do ketë pak hapësirë për Veliajn, që duhet të zbutet në ekstrem duke qënë qoftë ministër ose zv ministër, ose të dalë në pension politik të parakohshëm.
Belinda Balluku është një tjetër emër që ka një peshë shumë të madhe në PS por më shumë në qeveri, duke kontrolluar një ministri që ka më shumë para se gjithë të tjerat, kjo e bën atë që të gjenerojë shumë interesa por edhe shumë probleme që lidhen me tendera miliona euro. Por edhe për sytë e Erjon Veliaj e bën një kërcënim.

Por I jep besim Ramës pasi është një grua që se ka tradhëtuar asnjëherë, dhe duke parë çfarë ka ndodhur me Bashën që “shiti” Berishën, I bie që Rama atë të zgjedhi si pasardhëse.
Gjithsesi ajo që kuqezi parashikon është fakti se në PS është e pamundur të ketë vend për këto dy figura që kanë jo pak dritë hije!