Një tjetër skandal me të dhënat personale të qytetarëve shqiptare ka ndodhur ditën e sotme.
Kompania e dytë më e madhe e telefonisë celulare ONE Albania është hakeruar nga grupi iranian “Homeland Justice”, që e kanë njoftuar në rrjetet e tyre sociale këtë sulm të paprecedentë.
Ky është një skandal i madh pasi të dhënat e mijëra persona tashmë janë në duar të keqbërësve dhe nuk dihet se për çfarë do të mund të përdoren apo abuzohen.
Tashmë është shkelur rëndë privatësia dhe sekretet e qytetarëve që janë të ekspozuar ndaj sulmeve të të gjitha llojeve.
Pyetja që kanë të gjithë në mendjen e tyre është përse kjo kompani nuk ka marrë masat ndërkohë e dinte që Shqipëria është një vend vulnerabël nga sulme të tillë!? Po AKEP me drejtor Tomas Frashërin çfarë po bën për të mbrojtur qytëtarët!
Ndërkohë, kompania dhe institucionet shtetërore nuk kanë pasur asnjë reagim për këtë skandal!