Afera Partizani, SPAK gati arrestimin e Sali Berishës

Pasi ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të zbatojë vendimin e gjykatës për t’u paraqitur para oficeres së policisë gjyqësore për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, SPAK kërkon arrestimin e tij.

Mësohet se SPAK i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për autorizim që t’i ashpërsojë masën detyrim paraqitjeje ish-kryeministrit të vënë në hetim për aferën Partizani bashkë me dhëndrin e tij, po ashtu në arrest shtëpie. Shkresa të cilën e disponon edhe Kuqezi, ka mbërritur në Kuvend.

SPAK i kërkon Kuvendit arrestimin e Berishës, ndërsa më pas do të vendoset një tjetër masë sigurie, arrest shtëpie ose arrest me burg.

Berisha nuk është paraqitur në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’, në tri afatet, 6 nëntor,  20 nëntor dhe 4 dhjetor.