Andi Bushati një hipokrit me kostumin e analistit!

Sipas Andi Bushatit mediat i kontrollojnë 5 familje. Në një intervistë, Bushati foli për mënyrën si funksionon media në Shqipëri dhe tha se çdo media i përshtatet lexuesit të vet dhe kjo nuk duhet bërë, por ajo që është më problematike, sipas tij, është që kemi media të kontrolluara.

“E para, ju thoni se media që unë drejtoj, duke iu referuar ‘Lapsi.al’, që nuk e ka trajtuar në mënyrë spekulative. Unë kam pasur të kundërtën si kritikë, boll se na çmendët me këtë vrasjen e Kosovës.

Çdo media nuk duhet ta bëjë, por i përshtatet lexuesit të vet. Këtu mund të gjeja një justifikim për të gjithë kolegët. Por, po të shkojmë te thelbi i problemit, nuk është të akuzojmë mediat për këtë. A abuzon media jonë me një miliarder dhe njeri të fuqishëm? A hyn kaq thellë në jetën private të një pushtetari të lartë?

Çfarë tregon kjo? Që kemi media të papërgjegjshme? Apo që ka degraduar nga kontrolli dhe shfryn dufin aty ku nuk janë të kontrolluara? Problemi është që ne kemi media të kontrolluara, për të mos folur për problemet reale të shoqërisë. Kur një tenxhereje me presion i vendos një kapak, diku do të shpërthejë. Ky është një episod anësor, që tregon se si lëngojnë mediat”, tha ai.

Ai nuk ngurroi të jepte edhe emrat që sipas tij janë 5 familjet që kontrollojnë median. Deri këtu nuk ka asgjë jo normale, problemi është që Bushati në shumë nga këto medie që bën sikur i shan, shkon dhe jep mendje me honorare pra me pagesa shumë të larta aa sa një gazetar do të duhet të punojë 30 ditë që ti marrë. Por Bushati në vend të flasë për ta flet për diçka që shqiptarët e dinë i madh e i vogël.

Prandaj Bushati para se të bëj moralistin mirë eshtë të vërtetën ta shikojë në sy!