8 shtëpi dhe klinika private, mjekja e onkologjikut Alketa Pere super pasuri!

Ndonëse me të ardhura pagën si mjeke pranë Onkologjikut, zonja Pera posedon disa apartamente, toka, klinikë private dhe laborator analizash.Nga verifikimet që ka kryer Prapaskena, rezulton se Alketa Ymeri Pere ka blerë në vitin 2022 një apartament, me sipërfaqe 78 m2, në zonën Ali Demi në Tiranë.

Mjekja e Onkologjikut Alketa Ymeri Pere, po në vitin 2022, ka blerë një tjetër apartament nê bashkëpronësi në Pogradec, me sipërfaqe 89 m2.Alketa Ymeri Pere, po në vitin 2022, ka blerë një tjetër apartament në bashkëpronësi, gjithashtu në Pogradec, me sipërfaqe 56 m2.

Tre pasuri të tjera, troje dhe ndërtesë, rezultojnë në emrin e Aleks Ymerit, i cili është bashkëpronar me Alketa Ymeri Pere në pasuri të tjera të palujtshme.

Alketa Pere është pronare edhe e një klinike private për onkologjinë në katin e dytë të pallatit Egnatia, në rrugën Ali Shefqeti, njësia bashkiake nr. 2. Pra, mjekja, e cila ka dalë në përgjime, ka edhe klinikë private, edhe punon në sektorin publik te Onkologjiku.