Mjaftuan 25 minuta shi i rrëmbyer në rrugët e Tiranës, që qyteti të bllokohej në çdo cep të tij. Trafiku, kaosi, ujërat e zeza ishte ajo që pasoi shiun. E ndërsa të gjithë po merren me dëmin asnjë nuk diskuton shkakun, që ka një emër bashkinë Tiranë.

Që në momentin që Erion Veliaj ka hyrë në zyrën e bashkisë, buxheti i saj dhe taksat janë shtuar dhe vetëm shtuar. Taksa ka shumë te fatura e ujit, taksa mbi ndërtesën, taksa dhe tarifa pothuajse për çdo gjë, duke e rënduar xhepin e qytetarëve. Propaganda gjithashtu është në nivele të frikshme, aq sa shpesh herë janë marrë foto nga vende të tjera dhe janë vendosur sikur janë në Tiranë!
E megjithatë mjaftoi një shi i rrëmbyer që të nxjerrë në pah abuzimin e skajshëm nga bashkia dhe drejtuesit e saj.

Mjaftuan 25 minuta për të çjerrë maskën e abuzimit dhe të turpit. Po, në Tiranë është vjedhur në punë publike, se kush dhe a ka emër vjedhja i takon SPAK të hyjë në lojë. Abuzimet janë aty flasin çdo ditë! Por fotot nga dje tregojnë për një realitet të turpshëm në Tiranën e Veliajt.