Zbori në Vlorë vazhdon, Rama kontrollon si ka pastruar plerat Dredha dhe Vengu!

Pak ditë pas takimit që ‘shkundi’ bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama rikthehet këtë të hënë në qytetin bregdetar për të inspektuar porositë e lëna. Kreu i qeverisë sapo ka mbërritur në bashki, ndërkohë që forca të shumta policie dhe garda kanë marrë masat që prej orës 08:00.

Kreu i qeverisë është pritur nga kryebashkiaku Ermal Dredha ndërsa shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe drejtuesi politik i PS për Vlorën, Bledi Çuçi.

Një ditë pas vizitës së tij, dhanë dorëheqjen 21 drejtorë të këtij institucioni. Kreu i qeverisë kërkoi një analizim, dhe la afat deri më 15 korrik që të jenë zgjedhur të gjithë drejtuesit e rinj të institucionit.

Ditët e fundit, Rama ka shtuar kritikat dhe ka paralajmëruar masa nëse nuk do të lirohen hapësirat publike në Vlorë e qytete të tjera.