Vrau brenda burgut, Sokol Mjacaj u kap dhe me celular pa leje!

Vrau Arben Lleshin brenda burgut të Peqinit, Sokol Mjacajt iu sekuestrua edhe një telefon 3 muaj më parë! Pritet të verfikohet

Sokol Mjacajt i është sekuestruar një aparat celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burgun e Peqinit. I njëjtin aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut.

Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime.Në përpjekje për të zbuluar më shumë janë kryer 2 kontrolle banesash në Dukagjin, e vetë Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij.

Por gjithçka që policia gjeti ishte mjerim dhe varfëri e tejskajshme. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë. Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime.