Vrasje në Divjakë, shkak një vijë uji! Vdes 32 vjecari!

Një 32-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e së martës në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës. Në pranga është vënë autori 25-vjeçar Xhesion Toromeni.

Policia thotë se 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij në lokal, kur autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. 25-vjeçari u kap pas disa orësh ndjekjeje nga policia, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas uniformave blu, shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë një konflikt i vazhdueshëm mes familjeve të tyre për një kanal vaditës në fshat.

Ngjarja është shënuar në ambientet e jashthme të lokalit dhe sipas informacioneve paraprake, autori ka mbërritur me makinë, është futur me thikë në dorë drejt tavolinës ku po qëndronte 32-vjeçari së bashku me persona të tjerë, dhe e ka goditur menjëherë duke e lënë të vdekur në vend. Shqiptarja.com