Vlorë bllokohet pallati, shkeli lejen e ndërtimit!

Një pallat në qytetin bregdetar të Vlorës është konfiskuar dhe tashmë i ka kaluar shtetit. Konfiskimi vjen në vazhdë të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.

Report Tv siguroi pamjet nga pallati që u konfiskua, i cili është ende në ndërtim e sipër dhe sipas autoriteteve ka shkelur lejen e ndërtimit. “Sot do të bëhet një konfiskim i një kuazi pallati në Vlorë që është në shkelje të lejes së ndërtimit, ky proces synon të bashkojë dy gjëra, s’kemi asnjë minutë për të humbur. Kemi marrë përsipër të mbyllim procesin e legalizimeve.

Historia ndërto sot se do legalizohet nesër nuk do te eci me”. Sapo Kryeministri Edi Rama dha paralajmërimin në mbledhjen me deputetët e qarkut të Tiranës, menjëherë në Vlorë u shfaq drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici.Ajo inspektoi pallatin në ndërtim, nga ku deklaroi se ka shkelur lejen e ndërtimit. Bici, e cila thotë se të gjitha subjektet që kanë shkelur apo do të shkelin lejen e ndërtimit, do të kenë të njëjtin fat, pra konfiskimin.