Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e drejtorive të sektorëve të ndryshëm do t’iu delegohet vendimmarrja.
Projektligji për ndryshime në funksionimin e administratës shtetërore kërkon të transformojë përgjegjësinë për vendimmarrjen në aparatin e ministrisë dhe institucionet e varësisë, drejt drejtorive, përveç rasteve kur ka përjashtime ligjore apo kur ministri apo sekretari i përgjithshëm vendos shprehimisht me shkrese të mbajë përgjegjësinë vetë.
“Objektiv është transferimi i vendimmarrjes në nivelin menaxherial të mesëm të institucionit, shoqëruar me rritjen e përgjegjësisë dhe lehtësimin e barrës së shtuar mbi pozicionet e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm.
Qëllimi i propozimit është përmirësimi e përgjithshëm i punës së institucioneve, rritja e efiçencës, në veçanti i cilësisë së vendimmarrjes, përgjegjësisë për këtë vendimmarrje, por edhe i cilësisë së kontrollit hierarkik.
Nëpunësi i ngarkuar i drejtorisë do të realizojë punën përgatitore dhe do të propozojë vendimmarrjen, drejtori përkatës do ta marrë vendimin, duke miratuar vendimin e propozuar apo marrë një vendim ndryshe”-Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Tch