Turqia kërcënon Izraelin gati të përgjigjemi ashpër nëse na cënoni!

Nëse kërcënohemi, nuk do të hezitojmë të përgjigjemi”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një intervistë televizive, duke folur për kërcënimin që, sipas Ankarasë, vjen nga “çmenduria e Hitlerit” që ka prekur qeverinë e shtetit të Izraelit, politikat e së cilit rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit.“Nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd, përveç nëse do të kërcënohemi.

Në atë rast nuk do të tërhiqemi dhe përgjigja jonë nuk do të vonojë”, tha Fidan. “Mesazhi ynë është i qartë dhe i drejtohet të gjithëve: mos u tregoni armiqësorë ndaj nesh dhe ne nuk do të jemi armiqësorë ndaj jush. Por nëse dikush guxon të na kërcënojë, do të përballet me pasojat”, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Reagimi vjen një ditë pasi Fidan njoftoi se Ankaraja ka ndërprerë të gjitha lidhjet tregtare me Izraelin, ka ndaluar anijet turke të ankorohen në portet izraelite dhe ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët izraelitë.