Trump i kërkon Ukrainës mos të anëtarësohet në Nato dhe të njohë Krimenë!

Pas samitit të së premtes në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Volodymyr Zelensky do të flasë me Trump për atë që ka diskutuar me Putinin, ndërsa shoqërohet nga udhëheqësit e Evropës, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte.Krahas Rutte, të pranishëm do të jenë kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti finlandez Alexander Stubb.

Zelensky dhe Meloni tashmë kanë mbërritur në Uashington. Sipas axhendës, në Shtëpinë e Bardhë, liderët evropianë pritet të mbërrijnë në orën 18:00.

Në orën 19:15 (sipas asaj shqiptare) pritet të nisë takimi dy palësh mes Zelenskyt dhe Trump. Më pas do të përshendeten me udhëheqësit evropianë në 20:15. Çerek ore më vonë është planifikuar një foto në grup dhe takimi i përbashkët në 21:00.