Skandal/ Bashkia Gjirokastër fillon servilizmin prish një treg të romëve në një zonë të humbur!

Bashkia Gjirokastër me një kryetar të paaftë si Flamur Golemi shembi sot pazarin e romëve pa paralajmërim, si “pastrim hapësirash publike”, në linjë me tonin e fundit të Ramës.

Në mëngjesin e sotëm, fadromat dhe punonjësit e Bashkisë Gjirokastër nisën aksionin për të “liruar” hapësirën e zënë në lagjen Grehot, ku funksiononte tregu informal i komunitetit rom. Tezgat dhe llamarinat u shkatërruan pa dhënë zgjidhje alternative, duke shkaktuar panik te tregtarët që mbetën “pa bukë e pa punë” .Bashkia e justifikoi operacionin me nevojën për “pastrim dhe rregullim të territorit”. Por akoma nuk ka plan konkret për transfertë ose organizim në kushte më të dinjitetshme për atë komunitet .

Disa tregtarë reaguan:> “S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi… Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë.”“Ne me këtë vend… na lini të shesim, se vetëm bukë duam.” .Ka edhe tregtarë që falënderuan bashkinë për aksionin, por i kërkuan një treg të përshtatshëm:> “Falenderojmë bashkinë për pastrimin… Bashkia duhet të na rregullojë një treg për ne romët… Për aksionin e sotëm na kanë lajmëruar para katër ditëve.”

Megjithatë, ende nuk ka një plan për rindërtimin e tregut apo sistemimin e komunitetit – veç aksioneve të izoluar në Grehot, ndërsa në zona të tjera – si rruga muzeale – tregtia informale vazhdon pa ndërhyrje.

—Si lidhet ky veprim me linjën e qeverisë?

Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama njoftoi nisjen e një reforme të re të kontrollit territorial, që synon t’i çojë aktet e kundërta ndaj ndërtimit para prokurorisë, duke theksuar rëndësinë e garantimit të hapësirave publike për 99% të qytetarëve që “respektojnë ligjin” .Duket se kjo retorikë e ashpër ndaj “ndërtimeve pa leje” po reflektohet edhe në nivel vendor – si nga Bashkia e Gjirokastrës, e drejtuar nga PS – e cila duket se po aplikohet me skemat e përshpejtuara të “pastrimit urban”, ndoshta si pjesë e servilizmit ndaj qëndrimeve të kryeministrit.ajo që supozohej si aksion urbanistik mori formën e shembjes së një tregu të mbijetesës për komunitetin rom.

Nuk ka ende një strategji zëvendësimi për tregtarët e prekur.

Aksioni ndoshta është i motivuar nga presionet politike, që po kërkon të konsolidojë imazhin e kontrollit ndaj hapësirave publike.Për komunitetin, kjo mbetet një sulm i papërgatitur që rrezikon përkeqësimin e gjendjes së tyre, por mbi të gjitha është operacion që u bë një zonë të humbur pa impakt për hapësirat publike. Qartazi një servilizëm idiot i Flamur Golemit. Ndërkohë në zona të tjera në Gjirokastër ka vertet probleme me hapësirat.