Si bëhen “lepurusha” deputetët shqiptar kur ikin në ShBA!

Një grup deputetësh shqiptarë nga PS dhe PD kanë zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me zv. ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të pranishëm në takim ishin deputetët Denis Deliu, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti, Gazment Bardhi dhe ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Ervin Bushati.

Për këtë takim ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Tiranë, ku bashkëngjitur fotos shkruan se populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.