Ish-deputeti demokrat, Myslym Murrizi vijon me kritika ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Në një postim të radhës në rrjetin e tij social, Facebook, Murrizi shkruan se Berisha nuk e ka mbajtur premtimin e tij se do të ‘pastronte’ PD pas lirimit nga arresti shtëpiak.
Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri në nëntor të 2024, kur në hyrje të selisë blu ai u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”.
Sipas tij, Berisha filloi të spastrojë nga strukturat e PD-së pikërisht ata që e kishin mbështetur ndër vite, teksa afroi pa votë persona që më parë e kishin sulmuar dhe kishin lobuar te ndërkombëtarët kundër tij.
“Kur shoh që në grupin parlamentar ke 17 deputetë këlysh të Sorosit dhe mbi 10 anëtarë kryesie dhe nuk ke këllqe të marrësh asnjë nismë për ti ‘pastruar’ atëherë e gjitha ‘lufta’ demagogjike kundra Sorosit, shfryhet si tullumbace Doktor se as Presidenti TRUMP as administrata e Tij nuk janë si ata servil që duartrokasin në çdo mbledhje e nuk lënë kusur pa të sharë në çdo takim me të huajt”, shkruan Murrizi.
Më tej, Murrizi i thotë Berishës se politika nuk bëhet me deklarata falso. Sipas tij, revolucioni në PD mbeti në versionin 3D, duke theksuar se solli në kupolën e ata që i vunë dajakun më 8 janar 2022, Berishës dhe demokratëve.