Shërbimet sekrete greke bashkë me tv e Berishës, sulm ndaj priftit shqiptar!

Një fushatë e dirigjuar dhe financuar nga shërbimet greke ka nisur ndaj priftit ortodoks nga Elbasani, At Nikolla Xhufkës, me qëllimin denigrimin dhe baltosjen e figurës së tij, në shenjë hakmarrje pas denoncimeve të At Nikolla Xhufkës ndaj Anastas Janullatos, i cili sipas Xhufkës ka zaptuar Kishën Autoqefale Shqiptare, në bashkëpunim me kupolën politike të korruptuar të Tiranës.

Zbatimin e fushatës kundër At Nikolla Xhufkës, shërbimet greke ua kanë besuar dy personazheve pjesë e pushtetit dhe korrupsionit të PD-LSI, të shfaqur vitet e fundit me petkun e gazetarit, konkretisht ‘piranjës’ së Ilir Metës në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu si dhe Vesho mallistit, një ish zyrtar i korruptuar i PD-së në Ministrinë e Financave, ish anëtar bordesh shtetërore, themelues i gjobëvënies me portale, bir i një spiuni me pseudonimin Voltmetri, me nënshtetësi dhe pasaportë greke, i rritur në prehërin e një prifti grek të cilit më pas i vuri gjobë, i skeduar për përndjekje, pazare dhe pastrim parash.

Vojo Bregu, me dosje korrupsioni në SPAK dhe që pastron paratë e korrupsionit në bujqësi dhe të vjehrrit Muharrem Kushe (ujk i vjetër i drejtësisë) duke i investuar në ferma, restorante dhe hotele, ka marrë përsipër provokimin e At Nikolla Xhufkës, përmes emisionit Piranjat në televizionin e Familjes Berisha, televizion me dosje në prokurori dhe SPAK për pastrim parash.

Nga ana tjetër, Vesho mallisti, ka marrë përsipër të përhapë përmes tezgave të tij mediatike pseudoinvestigimin e ‘kecit’ të Ilir Metës kundër Nikolla Xhufkës, në funksion të interesave të shërbimeve greke, por edhe shërbimeve ruse dhe serbe. Kujtojmë që At Nikollla Xhufka ka denoncuar më herët se është kërcënuar nga ambasadori rus dhe se i është ndaluar e drejta që të hyjë në territorin serb.Reagimi i Nikolla Xhufkës

Në reagimin e tij At Nikolla Xhufka i ka cilësuar ‘montazh’, kamerën e fshehtë ndaj tij, teksa pretendon se është vënë në qendër të sulmeve dhe kurtheve nga Kishat serbe, greke dhe ruse, për shkak se sipas tij, ka guxuar të denoncojë uzurpimin e Kishës shqiptare nga Greqia dhe të Kishave të Kosovës nga Serbia.Xhufka shprehet se ndaj tij dhe kishës së Fan Nolit janë ngritur shpesh padi, kurthe, shantazhe e “montazhe”.Xhufka gjithashtu thotë se këto “montazhe” të cilat në fakt janë të gjitha të vërtetuara me zë dhe figurë, i janë vënë nga një televizion “gjobaxhinjsh”.

At Nikolla, i cili nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, shprehet se çdokush ka të drejtën e jetës private.“Unë At Nikolla Xhufka nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem nga rruga për ngritjen dhe forcimin e kishës ortodokse kombëtare shqiptare. Këto lloj montazhesh nuk më bëjnë përshtypje fare.” u shpreh Xhufka.Më tej Xhufka thotë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.“Nuk tërhiqem nga kisha e Fan Nolit. Nuk kam për të paguar lekë. Qentë le të lehin karvani të ecë përpara”, përfundon Xhufka.