Kryeministri Edi Rama njofton se më 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Ai thekson se do ishte një kënaqësi e posaçme që të takohej me shqiptarët që jetojnë në shtetin helen.
“Mirëmëngjes dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë, krenarë për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale.