Rama drejt Armenisë, i ftuar në samitin e Komunitetit Politik Europian!

Kryeministri Edi Rama është nisur sot nga Berlini drejt Yerevanit në Armeni, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në datat 4-5 maj. Ky takim i 8-të do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”.

Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.

48 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.