Rama deklaron rritjen e rrogave për zjarëfikësit!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritje rrogash për forcat zjarrfikëse duke u shprehur se “do të përfshihen në formulën e pagave të FA”.Rama theksoi se rritja e pagës për zjarrfikësit është e domosdoshme dhe e rëndësishme.

“S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet”, tha Kryeministri.

Kreu i qeverisë u shpreh se ata përballen me sfida kolosale dhe se pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.Edi Rama: Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA.

Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet.Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.